Hoti me ministrat bëjnë homazhe te shtatorja e ish-presidentit Rugova

223

Për nder të 21-vjetorit të çlirimit të Kosovës, kryeministri Avdullah Hoti me ministra ka bërë homazhe te shtatorja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Më pas ai do të bëjë homazhe te Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s, për nder të 21-vjetorit të çlirimit si dhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti.

Ai do të marrë pjesë në hapjen për vizitorë të ish-Burgut të Prishtinës, i cili në të ardhmen do të shndërrohet në muze.

Comments