Hoti: Nuk i bashkohemi protestës së VV’së, vendosim vetë kur të dalim në rrugë

170

LDK nuk e ka plan ta mbështes protestën e Vetëvendosjes kundër Presidentit Hashim Thaçi, dhe për këtë e kanë një arsye. Avdullah Hoti i LDK’së ka thënë se e vendosin vetë se kur duhet të dalin në rrugë për të protestuar.
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka mbajtur mbledhje me Grupin Parlamentar. Shefi i këtij grupi, Avdullah Hoti, komentoi mospjesëmarrjen në protestën kundër Presidentit Hashim Thaçi, të organizuar nga Vetëvendosje.

Hoti, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, ka thënë se nuk do t’i bashkohen protestës së Vetëvendosjes me 29 shtator, për ta kundërshtuar Thaçin sepse duan që këtë ta arrijnë përmes rrugëve institucionale.

“Do t’i shterim të gjitha rrugët institucionale. Në atë moment që ne mendojmë se rruga është zgjidhje, ne do ta marrim vetë masa”, ka thënë Hoti, transmeton Express.

Ai ka komentuar shkuarjen e Thacit dhe të kryeministri Ramush Haradinaj në Nju Jork për të marrë pjesë në punimet e Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas Hotit dy liderët institucional kanë krijuar një situatë ‘mish-mash’, pasi njëri ka shkuar atje ta promovojë idenë e ndryshimit të kufijve, ndërsa tjetri për fuqizimin shtetëror. /Express/

Comments