Hoti për marrëveshjen më Listën Serbe: Nëse del nga koalicioni, shkojmë në zgjedhje

493

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur për marrëveshjen e koalicionit me Listën Serbe.

I pyetur çka ndodh nëse Lista Serbe largohet nga koalicioni, Hoti ka thënë se do të kujdeset që ky koalicion të funksionoj, nëse nuk funksionon do të shkojmë në zgjedhje

“Nuk e di nëse e keni pa marrëveshje me Listën Serbe. Është ndoshta për herë të parë që lidhet një marrëveshje koalicioni me një parti nga komunitetet jo shumicë që ka referenca kushtetuese, besoj që kjo ka rëndësi për bashkëpunimin”, ka thënë Hoti, në Rubikon.

Hoti po ashtu ka thënë se kanë marrëveshje koalicion me Listën Serbe njësojë si më partitë e tjera.

“Nëse Lista Serbe vendos të braktisë Qeverinë, nuk ka shumicë ne e dimë këtë çështje. Ne kemi marrëveshje të koalicionit njësoj siç kemi me AAK-në e Nismën, do të kujdesëm që ky koalicion të funksionojë, nëse nuk funksionon do të shkojmë në zgjedhje. Nuk kemi pasur asnjë lloj kërcënimi”, ka thënë Hoti

Comments