Hoti: Pushteti nuk mund t’i ikë përgjegjësisë për vdekjen e Dehari



Deputeti i NISMA për Kosovën, Enver Hoti gjatë seancës së jashtëzakonshme për Astrit Deharin ka thënë se pushteti nuk mund t’i ikë përgjegjësisë për vdekjen e Deharit.
“Dehari ishte në duart e pushtet dhe cila do që të jetë e vërteta pushteti nuk mund të hiqet nga përgjegjësia që e ka që nga burgosja e tij e deri te vdekja e tij”.
“Duhet të dihen rrethanat pse Astrit Dehari ka shkuar në burg dhe ai është arrestuar me një aktakuzë të rëndë”.
“Çështja duhet të ndiçohet sa më shpejt dhe të mos lëndohen edhe më shumë familjarët”, ka thënë Hoti.