Hoti: Qeveria Kurti, qeveria me më së paku investime kapitale
Deputetët e Kuvendit të Kosovës po diskutojnë në një seancë plenare lidhur me buxhetin për vitin 2025.
Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës fjalën e morri ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah HOTI.
Hoti në fjalën e tij u shpreh se Qeveria Kurti është qevera me më së paku investime kapitale.
Ai ka thënë se buxheti gjatë këtij mandati ka qenë 11 miliardë euro, ndikimi në shoqëri është 0.
“Pse ka ndodhur kështu? E para sepse është përkeqësuar struktura e buxhetit, ka ndërruar raporti mes subvencionit dhe investimeve kapitale. Me subvencione mbahen familjet në nevojë, por nuk zhvillohet ekonomia. 130 milionë euro subvencione janë dhënë për energjinë në veri. Edhe ato investime kapitale nuk janë realizuar. Unë po jap shifra nga buxheti. 21-24, kanë qenë të planifikuar 3 miliardë euro për investime kapitale, janë realizuar 1.2 miliardë. Janë 1.8 miliardë për investime kapitale që nuk kanë hyrë në ekonomi’’ ka thënë Hoti.
Hoti, ka thënë se ky është një buxhet i përkohshëm, i cili sipas tij nuk do të zgjasë, pasi do të vijë qeveria e re./Indeksonline/