Hoxha i xhamisë së Pogradecit kërkon pushim zyrtar për faljen e xhumasë

149

Besimtarët myslimanë në Shqipëri kanë ngritur shqetësimin e mosdhënies së lejes nga punëdhënësit për faljen e namazit të Xhumasë, një ritual i përjavshëm i besimit islam ç’do ditë të premte.
Hoxha i Xhamisë së Pogradecit, Dritan Shaho e ka bërë publik këtë shqetësim në një prej emisioneve televizive ku mes të tjerash deklaroi se do të kërkohet përcaktimi me ligj i mundësisë së pushimit të paktën për orarin e faljes.

“Po vëmë re që kemi pengesa në të drejtën e faljes ditën e premte. Duhet që të ketë një rishikim të ditëve të pushimit. Myslimanët nuk duan që e premtja të bëhet pushim, por vetëm një orë e gjysmë në orarin e drekës.

Vështirësi ka edhe me besimtaret në shkolla, edhe në këtë sistem duhet të ketë një tolerim” shprehet Hoxha i xhamisë së Pogradecit.

Comments