Hoxhaj dhe John, kur stoli të jep pikët!

464
fresco

Fatalë nga stoli, bëhet fjalë për Ardit Hoxhajn dhe Oto John, deri më tani janë lojtarët me rendiimentin më të lartë në Superiore ndër radhët e atyre që nuk gëzojnë statusin e titullarit fiks, një konstatim ky i shifrave të dy sulmuesve të Skënderbeut. Ai që po spikat së fundmi është Ardit Hoxhaj, i është dashur të presë për tu rikthyer në fushë pas dëmtimit, por cfarë rikthimi. Ndaj Luftëtarit Shehi e hodhi në fushë në minutën e 68, dhe menjëherë zgjidhi ndeshjen me golin që i dha avantazhin skuadrës korcare. Një gol për të treguar se ai është aty, i gatshëm të konkurojë për formacionin dhe me aftësi që meritojnë respekt. Ndaj Partizanit u fut sërish nga stoli, ju desh dicka më tepër për tu vënë në dukje, me një tjetër episod vendimtar, asistin e golit të knock-outit për Dejvi Bregun. Një gol dhe një asist për dicka më shumë se 40 minuta të luajtura, vlonjati mund të konsiderohet pa frikë si ndoshta lojtari më efikas nëse bazohesh te mesatarja e aktivizimit në Superiore.

Pothuaj po kaq impresionuese janë dhe shifrat e Oto John, Te Skënderbeu zakonisht Krasniqi preferohet si sulmues i parë, por në rastet kur është thërritur në mision, afrikani është përgjigjur në lartësinë e rastit. 3 gola për deri më tani është një shifër për tu respektuar në një kampionat ku po vuajnë për të gjetur golin, dhe nëse merr parasysh se Oto John është aktivuizzuar në tottalvetëm 214 minuta, mesatarja prej një goli në çdo 70 minuta të luajtura është sërish impresionuese, dhe evidenton kontributin e qendërsulmuesit në ecurinë e Skënderbeut. Në fillim të këtij sezoni, një nga frikërat më të mëdha për kampionët në fuqi ishte stoli. Me rezervat e edicionit të dikurshëm, Demte, Gripshi, Krasniqi apo të katapultuar në formacionin titullar për të mbushur boshllëkun e largimeve, cilësia në stol shihej me skepticizëm, por të paktën për sulmin, Shehi mund të krenohet se ka dy asa të vërtetë nën mëngë që mund të zgjidhin ndeshjen edhe në lojë e siper.

Comments