Hoxhaj ngushëllon Shqipërinë për viktimën e tërmetit të Italisë
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka shprehur ngushëllime familjes së shqiptarit që humbi jetën në tërmetin tragjik në Itali.
“Sapo mësova për lajmin tragjik të humbjes së jetës së një bashkëqytetari nga Shqipëria dhe shtatë të tjerëve të plagosur në ngjarjen tragjike në Itali. I shpreh ngushëllimet e mija familjeve dhe solidarizimin me mikun tim, ministrin Ditmir Bushati. Kosova qëndron përkrah Shqipërisë”, thuhet në mesazhin ngushëllues të Hoxhajt.