Hoxhaj: Votat e serbëve do t’ju sigurojnë lëvizje të lirë edhe deputetëve të VV-së

428
fresco

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh zëvendëskryeministër i vendit, Enver Hoxhaj, ka sulmuar Lëvizjen Vetëvendosje, për kundërshtimin e saj për të votuar pro ratifikimit të Projektligjit për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

“Është një lloj fati jo i mirë politik, që parti të caktuara politike, kur janë në opozitë, për tema të mëdha nacionale ndjekin qasje joracionale, që nuk u shërbejnë qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar Hoxhaj, gjatë një interviste në “Rubikon” të KTV-së.

“Mund ta kemi një situatë absurde ku, vërtetë, procesi i ratifikimit mund të përmbyllet me votën e Listës Serbe, ndërsa benefitet, lëvizjen e lirë do ta gëzojnë edhe pjesëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, që janë në Kuvendin e Kosovës”, është shprehur Hoxhaj.

“Partitë politike duhet ta kenë një pjekuri të mirëfilltë politike, dhe duhet t’i shohin gjërat në një kontekst më afatgjatë”, ka thënë Hoxhaj.

Comments