Hoyt Brian Yee: Ballkani perëndimor në BE, në interes të SHBA-së

156
fresco

Njëra ndër interesat kryesore të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor është që tu ndihmohet vendeve të rajonit të integrohen me pjesën tjetër të Evropës…

Njëra ndër interesat kryesore të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor është që tu ndihmohet vendeve të rajonit të integrohen me pjesën tjetër të Evropës dhe të ndërtojnë ardhmëri prosperuese, demokratike dhe stabile, deklaroi, Zëvendës-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit Hoyt Brian Yee në një intervist për televizionin e Bosnjës N.

“Interesi ynë është që vendet e rajonit të kenë ekonomi sa më të mirë të tregut, e cila do t’u ofrojë mundësi të gjithë qytetarëve, ndërsa veçanërisht të rinjve”, tha Hoyt Brian Yee, Zëvendës-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit.

Duke u përqendruar në paralajmërimet për një strategji të re të SHBA-së për Ballkanin, Ji theksoi se për politikën amerikane nuk vendosin diplomatë individualë, por Uashingtoni. Sipas tij qeveria amerikane fuqimisht i mbështet aspiratat për anëtarësim në BE.

“Vendet të cilat duan të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian, NATO-s apo cilësdo qoftë organizate ndërkombëtare, do të duhet t’i bindin liderët apo anëtaret e atyre organizatave se me të vërtetë janë të përkushtuara në atë qëllim”, shtoi Yee.

Hoyt Brian Yee ka hedhur poshtë informacionet se do të jetë ambasador i ri i SHBA-ve në Maqedoni, duke shtuar shkurt se është i kënaqur me punën që aktualisht po e ushtron si zv.ndihmës sekretar i shtetit amerikan.

“Jam i kënaqur me pozicionin që kam dhe dua të shtoj se nuk ka asnjë të vërtetë rreth pretendimeve për ambasador. Me kënaqësi e them se do të vazhdoj të jem në këtë pozitë. Do të qëndroj këtu deri sa të më tregojnë se ku të shkoj dhe për momentin nuk kam asnjë udhëzim për diku tjetër”, deklaroi Hoyt Brian Yee, Zëvendës-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit.

Comments