Hulumtim i HOPS-it për fëmijët dhe të rinjtë në rrezik

158

Hulumtim i HOPS-it për fëmijët dhe të rinjtë në rrezik

Shoqata HOPS – Opsione për jetë të shëndoshë-Shkup sot do t’i promovojë  rezultatet e hulumtimit “Fëmijët dhe të rinjtë në rrezik në Republikën e Maqedonisë – anëtarë të barabartë në shtetin social ose kategori për krijimin e politikave fiktive?”, shkruan ilirianews.mk

Hulumtimi është zbatuar në gjysmën e dytë të vitit 2016 dhe përmban analiza të serviseve të arritshme dhe politikave kombëtare lidhur me mbrojtjen sociale dhe shëndetësore, arsimin, punësimin dhe sigurinë për më shumë kategori të grupeve.

Ashtu siç informon HOPS, me hulumtimin janë përfshirë fëmijët dhe të rinjtë pa prindër dhe kujdesje prindërore, në konflikt me ligjin, të cilët kanë përdorur ose ende përdorin substanca psikoaktive, të cilët vijnë nga familje që kanë histori të shfrytëzimit të substancave psikoaktive dhe/ose janë në konflikt me ligjin, si dhe fëmijët dhe të rinjtë romë.

Theks do të vendoset në gjendjen dhe sfidat me të cilat përballen adoleshentët të cilët përdorin substanca psikoaktive në sistemet e mbrojtjes shëndetësore dhe sociale në Maqedoni, si dhe përvojat e punës në terren të HOPS-it me këta fëmijë.

Comments