Humb jetën 10-vjeçari shqiptar në Itali teksa po luante
Një 10-vjeçar shqiptar humbi jetën teksa goditi kokën në murin e një shatërvani.
Media italiane shkruan se, mjekët u përpoqën mbi 45 minuta ta mbanin në jetë pacientin e vogël, por nuk pati sukses.
Sipas mediave italiane, ngjarja e rëndë ka ndodhur në Foggia të Italisë. Alesio 10-vjeçar, u dëshmua se po luante në sheshin e qytetit kur rrëshqiti, goditi kokën dhe u rrëzua në tokë në sy të të gjithë kalimtarëve.
Bëhet me dije se, ai fillimisht humbi ndjenjat, pësoi arrest dhe më pas sipas mjekëve, humbi dhe jetën. Incidenti tronditi komunitetin e Castelluccio dei Sauri, i cili u zgjua mëngjesin e djeshëm me një makth tragjik.

