Humb jetën një i ri 23 vjeçar nga Gjilani, po punonte në deponinë e mbeturinave

Policia në Gjilan ka bërë të ditur se një i ri 23 vjeçar sot ka humbur jetën në deponinë e mbeturinave në këtë qytet.
Policia e këtij rajoni bën të diturisë stacioni Policor në Gjilan është njoftuar nga ana e Operatives Rajonale për një raste “lëndim i rëndë “ në deponinë e mbeturinave në Gjilan.

“Njësitet e hetimeve rajonale me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para mësohet se i dyshuari punëtor në Deponi të mbeturinave tregon se në mënyrë aksidentale pa qellim e kishte lënduar viktimën. I dyshimti derisa ishte duke punuar me mjetin bager deklaron se duke lëvizë mbrapa e ka goditur viktimën E.I. (1993), viktima besohet se ndodhej aty për të mbledhë hekura dhe gjësende tjera me qëllim të shitjes së tyre më pastaj”.
“Vozitësi i bagerit bashkë me disa persona të tjerë e kanë dërguar të lënduarin në qendrën emergjente në Gjilan dhe më pastaj për shkak të natyrës së plagëve i njëjti për tretmanë dërgohet në QKUK në Prishtinë”, ka thënë Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit Ismet Hashani.
Gjithashtu Hashani ka theksuar se përkundër përpjekjeve të pa rreshtura të mjekëve, dje me datën 5 korrik personi i lënduar ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e plagëve të marra me 30 qershor nga mjeti punues (Bager).
“Prokurori përgjegjës është njoftuar dhe i njëjti ka dhënë urdhër që trupi i pajetë të shkoj në DML-Prishtinë për t’iu kryer autopsia me qëllim të konstatimit të shkakut të vdekjes. Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale këtu në Gjilan”.