Dy penallti të humbura dhe një sërë mundësish të tjera kanë bërë që kampioni i Maqedonisë, Shkëndija e Tetovës të eliminohet në play-off të Europa Ligës. Rosenborg e mundi Shkëndijën me rezultat të përgjithshëm 5-1, kurse në Shkup ata fituan me rezultat 2-0.
Golat për Rosenborg i shënuan Hovsen (67) dhe Reginiussen (83)
Shkëndija e ka humbur një ndeshje që e pati në duar të veta sonte kundër kampionit të Norvegjisë, Rosenborg.
Shkëndija e fillojë shumë më mirë këtë takim, me presion dhe disa herë rrezikuan portën e portierit të Rosenborg, Andre Hansen.
Presioni i shumtë bëri që të akordohet penallti në minutën e 20′ për Shkëndijën por Besart Ibraimi nuk arriti të shënoi pasi që topin në shtyllë e devijoi portieri Hansen.
Ata patën edhe një mundësi të mirë për shënim, madje shënuan edhe një gol por që u anulua se ishte offside.
Pjesa e dytë po ashtu fillojë shumë më mirë për Shkëndijën ku u akordua përsëri penallti për tetovarët.
Përsëri penalltia huqet, por kësaj radhe nga Xhezair Emini në minutën e 48’të.
Kur nuk shënon pëson! Kështu ndodhi pasi që në minutën e 67, Hovlan shfrytëzon tollovinë në zonë të Shkëndijes dhe shënon golin e parë për mysafirët.
Rosenborg dyfishoi epërsinë në minutën e 83, kësaj radhe me Tore Reginiussen!
Kështu Shkëndija është skuadra e fundit shqiptare që eliminohet nga garat europiane.