Hungaria e lejon Finlandën në NATO, por jo Suedinë
Parlamenti i Hungarisë votoi sot një ligj që miraton hyrjen e Finlandës në NATO, pasi aplikimi i saj për anëtarësim u pranua nga të 30 anëtarët e aleancës.
Finlanda dhe Suedia aplikuan për t’u anëtarësuar në NATO vitin e kaluar në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, por procesi u bllokua nga Turqia dhe Hungaria.
Edhe pse kërkesa finlandeze tashmë është pranuar, ajo suedeze është ende pezull në parlamentin hungarez. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha javën e kaluar se parlamenti turk do të nisë procesin e ratifikimit të anëtarësimit të Finlandës, por se kërkesa e Suedisë do të mbetet.