Hysaj do të përballet sot me ‘ferrin’ e tifozëve të Beogradit

259
fresco

Napoli i Elseid Hysajt do të jetë në një pozicion të vështirë, pasi sot do të përballen me Crznea Zvezdan e Beogradit në stadiumin, “Rajko Mitic”.

Por, skena më e frikshme është në tunel. Aty gjenden disa forca sigurie, më pas në mure nuk ka vizatime mirëpritëse për miqtë.

As tifozët serb të Zvezës nuk duhet t’i lëmë pa i përmendur. Ata njihen si mjaft të rrezikshëm dhe përbëjnë në vete grupe huliganësh.

Edhe Liverpooli i Xherdan Shaqirit dhe Paris Saint-Germain do të kalojnë në këtë tunel para ndeshjeve të tyre ndaj klubit serb.

Comments