Hysaj pjesë e kalendarit të Napolit dhe urimi special i tij

Ditët e fundit kanë qenë jo pak të ngarkuara për mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, përpara se të nisej për pushimet e fundvitit.
Mbrojtësi kuqezi ishte pjesë e urimeve që klubi jugor bëri për të gjithë tifozët e tij në këtë fundvit por gjithashtu dhe pjesë e kalendarit të klubit për vitin 2017.
Në kalendarin e ri të klubit të Napolit, që ngjason më shumë me një film gladiatorësh dhe që është realizuar dhe në ambjentet e stadiumit “San Paolo” por dhe në disa prej muzeumeve të qytetit, dhe Hysaj la shenjën e tij ashtu si çdo futbollist me britmën e luftëtarit.
Ndërsa sa i përket urimit për këtë fundvit ai ishte i thjeshtë por shumë domethënës.

