Hyseni: Dikush më tha në telefon: Më fal se kam dashtë me të vra

121

Moebel THEMA

Skender-Hyseni

Ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni duke folur për vrasjet politike në Kosovë, tha se nuk është i sigurt nëse dikush ka dashur ta vrasë, megjithatë ka thënë se njëherë ka pranuar një telefonatë.

Ai tha se dikush t’i ketë kërkuar falje përmes telefonit, duke i thënë se ka dashur ta vrasë.

“Është diskurs ku secilit që i teket merret me vrasjet politike dhe duhet të zgjidhen këto çështje në mënyrë që të shmanget ky diskurs. Më ka marrë në tel njëherë dikush dhe më ka thënë më fal se kam dashtë me të vra”, tha Hyseni.

Ai tha se kishte qenë bashkë me ish presidentin Ibrahim Rugova në veturë në momentin kur është tentuar për atentat ndaj tij.

Hyseni tha rastet e vrasjeve politike dhe tentim vrasjet, duhet të zbardhen sa më parë, meqë sipas tij sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk ka kryer punën si duhet, duke mos përjashtuar edhe UNMIK-un.

“Me gjithë respektin që e ka bërë UNMIK-u zgjidhjet e përkohshme asnjë herë nuk janë zgjidhje”, tha Hyseni.

Comments