I bëri me shtëpi 114 familje, Halil Kastrati tregon planet për vitin 2019 (VIDEO)
Halil Kastrati nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “n’Kosovë Show”.
Ai tregoi se në vitin që po lëmë pas falë bamirësve janë gëzuar 114 palë çelësa duke gëzuar po kaq familje.
Ndërkohë Kastrati ka treguar edhe planet për vitin 2019.
Ai tregoi se vitin e ardhshëm presin që të trefishojnë numrin e shtëpive të ndërtuara, shifër kjo që mund të arrijë në 400, përfshirë shtëpi dhe banesa.
Po në këtë emision e ftuar ishte edhe këngëtarja Nika e cila ka promovuar këngën e saj të fundit.
I ftuari i radhës ishte Prof Dr. Ejup Statovci së bashku me vajzën e tij Gresën, e cila është rikthyer për të kontribuar në Kosovë pas shkollimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.