I bie rrufeja teksa fliste në telefon, vdes adoleshenti nga Mirdita

367
fresco

Moti i keq i ditëve të fundit ka sjellë shqetësime për qytetarët nga rrëshqitjet e dherave apo probleme me përmbytjet.

Por ditën e sotme është shënuar një ngjarje tragjike në fshatin Troje të njësisë administrative Kthellë, në Mirditë.

Një djalë i mitur është goditur nga rrufeja teksa ka qenë duke folur në telefon. 14-vjeçari ishte duke kullotur bagëtitë në mal, shumë pranë fshatit të tij kur ndodhi tragjedia.

Adoleshenti ishte nxënës i klasës së 9-të në shkollën e Përlatit.

Ai quhet Bardhok Kastriot Doçi dhe në momentin kur e ka goditur rrufeja ka qenë vetëm, por ishte duke folur në telefon.

Bashkëfolësi i tij e ka kuptuar se ndodhi diçka në momentin që i mituri nuk po i përgjigjej më në telefon, ndaj edhe ka dhënë alarmin. Në ato momente banorë të fshatit janë nisur drejt malit ku kanë gjetur edhe djalin e mitur i cili kishte ndërruar jetë.

Gjatë pasdites së sotme moti ka reflektuar stuhi lokale, me rrufe të shumta, ndërsa njëra prej tyre ka rezultuar fatale për të riun.

Comments