I biri i Daut Haradinajt i di “mexhat” e Kosovës!

328

Quhet David dhe është djali i Daut Haradinajt, luftëtarit, gjeneralit, sot politikanit e deputetit të zëshëm të Kuvendit të Kosovës, shkruan “Kosovarja”.

Daut Haradinaj është ndër personalitet politike që e thotë troç mendimin e tij, pa u munduar ta modifikoj atë. I tillë duket të jetë edhe Davidi, i biri, i cili ndonëse fëmijë “mexhat” e vendlindjes i di mirë, madje aq mirë sa po ia tregon edhe të atit, shkruan “Kosovarja”.

Babë e birë kanë pozuar së bashku në Pllaqicë të Vokshit, ndërkohë që në prapavijë kanë bjeshkët krenare, që me të drejtë Haradinaj i quan “Alpet shqiptare”. Poshtë këtij postimi të bërë në Facebook, kanë rrjedhur një mori komentesh. Ndjekësit e Haradinajt në këtë rrjet social kanë shprehur respektin, por edhe mendimet e tyre rreth punës së “mexhave” të Davidit.

Comments