I “forti” Mijallkov, gjykata nuk shpallë as paraburgim e asgjë për të?!

155

Këshilli Penal pranë Gjykatës Penale mbrëmë ka vendosur që mos të përcaktojë asnjë masë për mbikëqyrje apo masë tjetër për ish-shefin e shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov dhe disa ish-zyrtarëve të DSK.

Nuk është marrë parasysh kërkesa e Prokurorisë Speciale, ndërsa paraburgim nuk është shqiptuar as edhe për të dyshuarit e tjerë, ndërsa është shqiptuar masë mbikëqyrje .

Siç thuhet në njoftimin e Gjykatës, ndaj S.M, G.G, N.N, N.B dhe E.XH është shqiptuar masa e përkujdesjes – një herë në javë të paraqiten në gjykatë dhe t’u konfiskohen pasaportat.

Kundër këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese në afatë prej 3 ditësh nga shpallja e vendimit në Gjykatën e Apelit.

Bëhet fjalë për rastet “Titanik”, “Target” dhe “Fortesa” të ngritura nga Prokuroria Speciale, ndërsa gjykatës të rasteve janë Ivica Stefanovski dhe Goran Boshevski.

Stefanovski është i njohur edhe për rastin “Monstra”. Afati i gjykatësve për të vendosur masat kaloi mbrëmë, por ende nuk ka asnjë informatë zyrtare. (INA)

Comments