I ftohti siberian mbërthen Europën Qendrore e Lindore Në Suedi e Finlandë temperaturat deri – 40 gradë

260
Stuhi të forta bore dhe erëra të fuqishme kanë shkaktuar kaos në pjesën më të madhe të Europës Qendrore e asaj Lindore. Transporti është paralizuar, dhe linjat e energjisë elektrike kanë rënë në disa rajone të Republikës Çeke, Austrisë e Polonisë. Në Hungari, ulja e ndjeshme e temperaturave ka çuar në ngrirjen e lumit Tsza. Sipas metereologëve, gati gjysmë metri deborë ka mbuluar zonat e ndodhura pranë maleve në Poloni.

I ftohti i acartë pritet të zgjasë e pakta deri fundjavën tjetër. Një front aktiv të ftohti u afrua të mërkurën mbi qendrën dhe lindjen e Kontinetit të Vjetër.
Prej këtij fronti polar, termometri do të shënojë ulje të menjëhershme në Salzburg të Austrisë, Athinë të Greqisë e Minsk të Bjellorusisë. Ndërsa në pjesën veriore të Finlandës dhe Suedisë, temperaturat gjatë natës mund të bien deri në -40°C, ndërsa ditën llogaritet të shkojnë në -20°C.
Comments