“I hyri dheut për 13 mijë euro”, flasin miqtë e korçarit që vrau kunatin dhe më pas veten
Dy ngjarje të rënda të lidhura ngushtë më njëra tjetrën kanë tronditur dy ditët e fundit qytetin e Korçës.
Ditën e djeshme, Gramos Nako 57 vjeç u gjet i vdekur nga bashkëshortja e tij teksa dyshohet se është vrarë prej kunatit.
&1 Vjeçari Sefedin Zenellari, dyshohet të ketë grabitur një shumë prej 13 mijë eurosh në banesën e Nakos dhe më pas e ka vrarë atë.
Ndërkohë ditën e sotme, teksa policia shkoi të shoqëronte në Komisariat 71 vjeçarin, ai i dha fund jetës me arrmë zjarri.
Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje kanë folur edhe dy miqtë e Zenellarit të cilët kanë deklaruar se e njihnin për njeri të qetë, të mbyllur dhe që ishte ndarë nga bashkëshortja e tij ku jetonte vetëm në qytetin jug-lindor, transmeton Fax ëeb.
“Jam shoku iSefedinit, ishte i qetë dhe i thellë në shoqëri. Nuk hapej në shoqëri ishte ndarë nga gruaja. Një djalë e ka në Greqi, një vajzë të martuar në Amerikë. Pija gjithmonë kafe me të, para një jave pimë kafe në dyqanin e tij.. nuk e di si i ka patur punët, sepse nuk hapej. Atë punë mund ta dinë më mirë të vëllezërit, jetonte i vetëm”, tha njëri nga miqtë e viktimës.
Ndërkohë një tjetër tha se nuk dinte asgjë për marrëdhëniet që Zanellari kishte me kunatin e vrarë mbrëmjen e kaluar, duke argumentuar se nuk hapej me të për tema familjare.
“Më duket se ishte ndarë nga e shoqja, me kunatin nuk dimë gjë. Ne dimë që ka një vajzë në Amerikë, nuk dimë asgjë, ishte i mbyllur dhe i qetë”.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe të shkaqeve të ngjarjes.

