I lindur në të njëjtën ditë me Hitlerin, autori i masakrës në Gjermani adhuronte diktatorin famëkeq

440
fresco

La pagina on line della Bild con la notizia della strage di Monaco di Baviera, 23 luglio 2016. ANSA/INTERNET +++EDITORIAL USE ONLY - NO SALES+++

midle

Autori i masakrës në Mynih të Gjermanisë ishte një racist me një orientim të ekstremit të djathtë, dhe e kishte për nder që kishte lindur më 20 prill, në të njëjtën ditë me ish diktatorin famëkeq Adolf Hitler.

Kjo është ajo që raporton gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung duke cituar burime të shërbimeve të sigurisë.

18-vjeçari Ali Sonboly ka urryer arabët dhe turqit, ndonëse vetë ka qenë me prejardhje të huaj, mysliman nga Irani.

Lidhur me këtë, hetuesit janë duke verifikuar nëse përzgjedhja e viktimave në Munih ka qenë e rastësishme ose jo, edhe pse ajo që dihet qartë, është se të gjithë ata kishin prejardhje të huaj.

/Syri.net/

Comments