I mbyturi në Istog ka rënë në gropën që e ka hapur një gurëthyes

458

Familjarët e 57-vjeçarit, që u mbyt në pus në Istog, thonë që gropa ku ra viktima ishte hapur nga një gurëthyes.

Gjatë ditës u raportua se mbrëmë në fshatin Vrellë të Istogut, një person me emrin, Rrustem Maraj ka rënë në një pus të thellë rreth 6 metra.

Familjarët e vikimës kanë njoftuar Gazetën Express se pusi ku ka rënë 57-vjeçari ishte hapur nga një gurëthyes.

Pavarësisht përpjekjeve nga Policia dhe zjarrëfikësit për ta shpëtuar atë, personi është nxjerrë nga pusi pa shenja jete.

Mjekësia ligjore pritet së shpejti të hetojë rastin ndërsa prokuroria po vazhdon me procedura të mëtutjeshme.

Comments