I mituri humbi jetën në vendin e punës, flasin të afërmit

425

Edhe një 17 vjeçar është varrosur sot në Prizren pasi ka vdekur aksidentalisht në vendin e punës.

Policia vetëm ka konfirmuar rastin dhe fillimin e hetimeve. Selldi Aliaj, sipas familjarëve të tij, ka punuar për të siguruar të hollat për shkollim.

Për shkak të mungesës së sigurisë në punë në katër muajt e fundit kanë vdekur gjashtë punëtorë.

Një 17-vjeçar nga Prizreni ka vdekur në vendin e tij të punës.

Hetimet e para tregojnë se Selldi Aliajn e ka marrë mikseri që e prenë storoporin, ne kompanine “SatStyro” ne Mushnikovë te Komunës se Prizrenit.

Lajmin e ka bere te ditur edhe Policia Rajonale e Prizrenit gjate se shtunes.

“Policia ka pranuar këtë informacion bëhet fjalë për një vdekje aksidentale, njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes. Viktima i takon gjinisë mashkullore, ka vdekur në vendin e punës”, tha Policia.

Te dielen familja priste te afërm qe po ngushëllonin familjen Aliaj, për 17-vjecarin i cili ishte djali i vetëm ne famije.

E kusheriri i Selldit, Gazmend Aliaj, ka thene se institucionet kompetente duhet te merren me kete pune.

Nderkohe ai tha se pronaret e kompanise kane qene per ngushellime.

E bashkëvendasi i tij, Byran Zhurmishi thote se Selldin e kishte pasur shokun me te mire.

Fjale te mira per te ka edhe nje bashkefshatar i tij.

17-vjecari kishte qene nxenes ne shkollen e mesme Alaudini.

Aty gjate se dieles nuk ishte dikush nga profesoret e tij. Mirepo ishte dikush qe Selldin e kishte pare cdo dite.

Aliaj kishte punuar në fshatin Mushnikovë.

17-vjeçari nga Komuna e Prizrenit është viktima e gjashtë në katër muajt e fundit. Për sigurinë në punë është diskutuar edhe në Kuvendin e Kosovës, por, ende asnjë masë nuk është ndërmarrë nga institucionet e Shteti. /T7/

LAJMET QENDRORE

Gepostet von T7 am Sonntag, 1. Juli 2018

Comments