I moshuari nga Gostivari ngacmon seksualisht një fëmijë 4 vjeçe
Një 64-vjeçar nga Gostivari, me inicialet D.V, ka kryer një sulm seksual ndaj një vajze 4-vjeçare.
Të premten, i ati i vajzës e ka denoncuar rastin në polici.
Gostivarasi e ka thirrur vajzën në shtëpinë e tij për t’ia treguar akuariumin që posedon dhe e ka ulur në prehër dhe ka kryer veprime seksuale. Në ato momente prindërit e kanë thirrur vajzën dhe ajo ka shkuar në shtëpi të vet.
64-vjeçarit i është caktuar masa e arrestit në kohëzgjatje prej 48 orëve.