I nxehti merr viktimën e parë në Shkup

244
fresco

midle

Një grua në moshë 47 vjeçare ka vdekur në Shkup si pasojë e temperaturave të larta. Nga Ndihma e Shpejtë në Shkup informojnë se gruaja bashkë me kolegen e saj, kanë dalur nga një hapësirë e kondicionuar për të thirrë taksi, por deri sa ka pritur i është përkeqësuar gjendja me ç’rast ka ndërruar jetë.

Mjekët supozojnë se shkak për vdekjen është ndryshimi i shpejtë i temperaturës. Jozyrtarisht, gruaja në fjalë deri tani nuk ka pasur kurrfarë problemesh shëndetësore. Ajo ka ndërruar jetë në rrugë, afër parkut të qytetit.

Comments