I riu i jep fund jetës, vetëvaret me kabull elektrik

122

Moebel THEMA

Një i ri nga fshati Pajun në Elbasan i ka dhënë fund jetës ditën e djeshme duke u vetëvarur me një kabull elektrik. Mësohet se viktimë ka mbetur 20 vjeçari A.H.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se shkak nga ana e të riut i cili ka ndërmarrë këtë akt fatal për jetën mund të ketë qenë depresioni.

Noa.al mëson se sipas dëshmive nga ana e familjarëve, i riu kishte shfaqur kohët e fundit disa shenja depresioni, ndërsa shtojnë se nuk ka pasur probleme me rrethin e tij shoqëror.

Policia nga ana e saj ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë që e detyruan 20 vjeçarin të vetëvaret./b.l/noa.al/

 

Comments