I riu mbyt nënën e tij në Përmet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në qytetin e Përmetit
24-vjeçari me inicialet A.M., i dyshuar në gjendje depresive, ka mbytur nënën e tij, shtetasen 65-vjeçare me inicialet Z.M.
Autori është arrestuar dhe është shoqëruar në komisariat.
Sipas burimeve të A2 CNN, viktima dhe i biri jetonin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ishin kthyer përpara pak ditësh.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.