I sëmuri me kancer kishte një dëshirë të çmendur, e realizon 3 ditë para vdekjes

436

Moebel THEMA

veterani-876x445-1-770x445

Connie Willhite, 69 vjeç, një veteran i luftës në Vietnam vuante nga kanceri dhe e dinte se jeta e tij nuk ishte e gjatë.

Para se të vdiste ai dëshironte të realizonte dy dëshira: Të pagëzohej dhe të peshkonte.

Ai ishte shumë i apasionuar pas peshkimit, dhe dëshironte shumë që para se të vdiste t’ia plotësonin këtë dëshirë.

“Nuk ka asgjë si peshkimi. Madje edhe kur ata nuk futen në grepin twnd është ende një ditë e mirë për të qëndruar jashtë. E di se jam duke vdekur dhe kanceri më ka zaptuar, por për aq kohë sa do të jetoj, dua të peshkoj,” u tha ai stafit të spitalit.

Dëshirën e parë, atë të pagëzimit i’a plotësuan në spital, ndërsa të dytën i gjithë stafi u zotua që ta dërgonin Willhite në një garë peshkimi.

Për shkak të gjendjes së tij ai nuk mund të ngrihej, por ashtu shtrirë në krevat, ai arriti të peshkojë 4 peshq duke i habitur të gjithë të pranishmit.

Kjo për të ishte dita më e lumtur e jetës së tij. Vetëm 3 ditë më pas ai ndërroi jetë, por pa asnjë peng në zemër sepse dëshirat e tij të fundit ishin realizuar tashmë./tvklan.al/

vetttveterani-876x445-1-770x445vet2vet

Comments