I shpërtheu granata, vdes në spital 22-vjeçari nga Pogradeci
Endri Guga, i cili u plagos dje nga shpërthimi i një granate të vjetër në fshatin Vërdovë të Pogradecit, ka ndërruar jetë sot në Spitalin e Traumës në Tiranë.
22-vjeçari së bashku me dajën e tij, po rregullonin tubacionet e ujësjellësit, ku një granatë e vjetër ka shpërthyer duke i lënë të dy të plagosur.