I shtrirë në shtrat, babai i sëmurë shkoi në dasmën e vajzës, por pas 3 ditësh ndahet nga jeta [Video]

189
Ndodhë në çdo dasmë, që të pranishmit të përlotën, por në një ceremoni martesore që ua zhvillua në Las Pinas të Filipineve, të gjithë dasmorët nisën të qajnë.
Kjo pasi Pedro Villarin arriti në shtratin me rrotë, që të shoqëronte drejt altarit të bijën Charlotte, e cila lidhte kurorë me Mark Cordova.

Çifti e zhvilluan dasmën dy muaj më herët, meqenëse shëndetit i 65-vjeçarit që vuante nga kanceri në mëlçi, vetëm rrëndohej, transmeton Telegrafi.

Por, dëshira e të atit u përmbush, pasi e angazhuan autoambulancë dhe një infermiere, që ta dërgonin në ceremoni. Atë provuan ta lëviznin me karrocë invalidësh, por nuk kishte fuqi të qëndronte ulur.

Me t’i dhënë bekimin çiftit të ri, ai nuk ka mundur të vazhdonte ceremoninë dhe e rikthyen në spital, ku është ndarë nga jeta pas tri ditësh.

Comments