I verbëri që theu zemrën e Teuta Arifit, ja çka shkruan kryetarja e Tetovës (FOTO)

174

Moebel THEMA

aldin13

Aldini është një djalë i cili është i verbër dhe mysafir i kryetarës së komunës së Tetovës. Këtë radhë Aldini ka prekur thellë në zemrën e Teuta Arifit, njofton TetovaSot.

Ja çka shkruan kryetarja e Tetovës 

Dua të ju tregoj një histori. Aldini është një mysafir i rregullt i imi.
Aldini sheh me zemër, sodis me mendje dhe vërren me intuitë. Ai pikturon nën imagjinatën e talentit portretin e njeriut. Ai sheh me sytë e zemrës. Aldini është shembull që njeriu mund të ecë drejtë harkut të triumfit. Mjafton që njeriu të ketë kurajon të ecë. Fatkeqsia e thellon dhe e zgjeron njohjen e botës reale.

Pasioni i Aldinit është muzika. Ai i njeh mirë klasikët. Kurreshtja e tij për kompozitorët e mëdhenj është e pashmangshme.
Dhe sigurisht Bethoveni ska si bën përjashtim. Sot i zbulova një fakt që ai se kishte ditur mëparë. Ai dëgjonte me shumë kurreshtje tek sa i zbuloja se, një nga krijuesit më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Ludvig Van Bethoven humbi dëgjimin. Megjithatë në kompozimin e sinfonisë së nëntë ai krijoi melodinë për veprën e Schiller-it që quhet “Oda e gëzimit”. Aldini e luan në piano të njëjtin komponim. I tregova që Bethoveni theu ligjet muzikore të asaj kohe duke aplikuar zërin dhe korin në sinfoni. Ai më shiqonte më habi, ndërkohë që mbi tavolinën time të punës luante gishtat me shpejtësinë e pianistit. Siç mund ta rrëmbejë pasioni artistin, dhe të ngrihet në lavdinë e skenës saherë që shtyp tastierën e notave muzikore.

I dashur Aldin, me çdo frymë, me çdo fjalë që thua, çdo lëvizje, apo edhe kur hesht ti na jep neve një copëz parajse. Hapëro mbi jetën fuqishëm dhe buzëqesh. Sot, në atë gjysëm ore që kaluam bashkë, më bëre edhe mua të ndihem shumë e veçantë, e kjo ndodhi ngaqë edhe ti je i tillë…i veçantë.

aldin13aldin12aldin11aldin10aldin9aldin8aldin7aldin6aldin5aldin4aldin3aldin2

Comments