45 vjeçar Tonin Gjini i njohur edhe si Armando është ekzekutuar pak para mesditës së sotme në Rrëshen në një atentat të mirë organizuar në dukje nga profesionistë.
Ai është qëlluar kur ka qenë duke drejtuar makinën. Ka qenë një fuoristradë me xhama të zinj që ka parakaluar makinën e Gjinit dhe më pas është hapur xhami i pasëm i makinës së atentatorëve nga ku ata edhe kanë qëlluar me breshëri.
Gjini ka marrë plagë të mëdha në trup duke humbur jetën, ndërsa mësohet se në makinë ishte edhe djali i tij.
Në maj të këtij viti, Gjinit iu hodh makina në erë me një sasi të madhe tritoli.
Makina shpërtheu kur ishte e parkuar, ndërsa më parë ai kishte dërguar fëmijë në shkollë me atë makinë. Për fat të mirë në atë shpërthim nuk pati viktima.
Nuk dihen ende shkaqet e vrasjes së tij. Policia gjendet ende në vendin e ngjarjes. /albeu.com/