Ia dogji shtëpinë, e zuri në pritë me veturë, dyshimet se si nisi sherri në Pejë mes dy vlonjatëve, njëri vdiq në spital
Një person është arrestuar gjatë orëve të mbrëmjes në Pejë, pasi që kishte goditur qëllimshëm me veturë një këmbësor duke i shkaktuar vdekjen.
Prokuroria e Pejës ka konfirmuar se me urdhër te prokurorit te shtetit është ndaluar i dyshuari për 48 orë për vepren penale vrasje e rënde me qellime hakmarrje.
I arrestuari i cili qëllimshëm goditi këmbësorin, është shtetas i Shqipërisë.
“Indeksonline” mëson se e gjithë ngjarja tragjike ka ndodhur pasi që viktima e këtij aksidenti Ilir Osmani, i kishte vënë zjarrin shtëpisë së personit të dyshuar .
Në shenjë hakmarrje i dyshuari e ka goditur me qëllim viktimën dhe pastaj kishte ikur nga vendi i ngjarjes.
Ndryshe viktima dhe i dyshuari që të dy janë shtetas të Shqipërisë.

