Ia përmendin Sërbinë, gjyshi kroat e thyen pajisjen elektronike (VIDEO)
Një familje kroate që jeton në ShBA, ishin pajisur me Amazon Echo që funksionon në atë mënyrë që çfarëdo pyetje që i bëni, aplikacioni i quajtur Alexa ju jep përgjigje.
Dhe kështu gjyshi kroat po i vështronte me vëmendje nipat dhe mbesat duke luajtur me këtë pajisje që i bënin pyetje të shumta për sportistët – dhe gjithçka dukej në rregull derisa nuk e parashtruan pyetjen se cili vend ka ekipin më të mirë në botë të vaterpolos, transmeton Telegrafi.
Pasi që aplikacioni i dha përgjigjen në lidhje me Serbinë, reagimi i këtij gjyshi ka shkaktuar reagime të shumta dhe të qeshura në të gjitha ato shtëpi që kanë pasur rastin ta shohin.
Ai menjëherë fillon të shajë, dhe të pyes vazhdimisht se si është e mundur që në shtëpinë e tij të përmendet Serbia. Dhe duket se vetëm sharjet nuk i mjaftuan, ai mori pajisjen dhe doli në oborr dhe pa u menduar dy herë e përplasi në tokë.
“Nuk di asgjë për Kroacinë e për Serbinë i di të gjitha”, ka komentuar në gjuhën angleze dhe më pas sërish shanë në gjuhën amtare.
Familjarët e tij nuk mund të ndaleshin duke qeshur me reagimin e tij, kurse videoja që është shpërndarë në rrjetet sociale është shikuar nga më shumë se 90 mijë persona.