Ibadetja nga Hasanbegu: Po na ndihmojnë shoqatat, politikanët vijnë vetëm kur ka zgjedhje

352
fresco

midle

Kanë kaluar gjithsej 3 javë nga mbrëmja e 6 Gushtit, por kanë kaluar si duket vetëm për institucionet, politikanët e mediat të cilët filluan të harrojnë se ata që e përjetuan më të keqën janë ende të traumatizuar nga ajo se çfarë kishin parë me sy atë natë.

Është familja e Remzi Musliuit, kryefamiljari i 5 fëmijëve, nga lagjja e Hasanbegut me vendbanim në rr. “Rodovan Kovaqeviq” 5/3. Kryefamiljari së bashku me familjen e tij për momentin jetojnë në lagjen e Seravës falë njerëzve bamirës që për një kohë ua kanë lëshuar shtëpinë e tyre, në vazhdim ua sjellim bisedën e plotë me zonjën dhe vajzën e saj të moshës 10 vjeçare. Gazeta Lajm ka zhvilluar një bisedë me zonjën e kësaj familje, Ibadete Musliu.

Si e përjetuat natën e vërshimeve, a ishit në gjumë apo zgjuar?

Atë natë ka qenë tmerr, 3 orë ka ra shi, atë trishtim se kemi përjetuar asnjëherë, si çdoherë kemi menduar se do të grumbullohet uji pak dhe aq, por për 2 minuta ka ardhur shpejtësia e madhe e ujit dhe e ka përfshi krejt shtëpinë, kur e pamë që shtëpia ka filluar të mbushet dhe po vjen uji, vajzat filluan të bërtasin, mbërriti djali kunatit në kohë, erdhi për të na ndihmuar të dalim nga shtëpia , unë isha me tre fëmijët e mi, 2 të tjerët njëri ka qenë të axha tjetri në shitoren e babit. 2 fëmijët e vegjël në moshë vetëm 2 vjet e gjysmë, vajzën e mbajta unë, kurse djalin djali I kunatit, në kohë mbërriti dhe buri im e mori babin e tij i cili është i sëmurë , e ka mbajt në shpinë pastaj kanë dalë uji ka qenë deri në bel, uji ka qenë shumë i ftohtë, pasi atë natë ka pasur dhe breshër, e drunj të cilët kanë ardhur nga çdo anë, të cilët e kanë vështirësuar rrugëtimin e tyre , ku ka pasur mundësi që të përfundoj me fatalitet, pasiqë plaku i moshuar e që biri I tij  e kishte mbajt në shpinë dy herë ka rënë në ujë por ka shpëtuar, duke dashur që të mbërrijnë deri te Marketi Kryger , uji vetëm se po shtohej,  duke ecur përpara ju del një veturë e cila e kishte sjellë uji, e që ua kishte vështirësuar rrugëtimin e tyre, pasiqë vetëm se e kishte sjellë ujin më shumë, por për fat të mirë vetura është ndal në vend dhe kanë vazhduar deri te marketi aty ku disa djem të rinj ju kanë ndihmuar poashtu dhe të punësuarit.

Si po përballeni tash, a keni ndonjë ndihmë prej institucioneve?

Institucionet nuk na kanë ndihmuar, as politikanët , asnjë parti politike nuk ka ardhur për vizitë, ata vetëm kur janë zgjedhjet vijnë, për të na mashtruar, kinse do rregullojnë diçka sa për të na i marrë votat, përveç organizatave humanitare askush tjetër nuk ka ardhur për ndihmë, na kanë ndihmuar Kalliri i Mirësisë, shoqatat dhe turqit.

Çfarë dëme keni, a u ka mbetur kulmi mbi kokë?

Kemi dëme të mëdha, gjithçka është shkatërruar, shiu na mori të gjitha ato që I kemi ndërtuar me vite, tash kemi mbetur pa asgjë, nuk kemi as dritare, as kuzhinë , as dyer, teknika e bardhë e mobiliet gjithçka është e shkatërruar, përveç mureve që na kanë mbetur, nuk kemi asgjë.

A dëshironi të ktheheni më shpejtë në shtëpi?

A ka njeri që nuk dëshiron të jetë në shtëpinë e tij, jemi në shtëpi të huaj në vatër të huaj, duam sa më shpejtë të kthehemi në shtëpinë tonë, por si duket na kanë harruar , shpresojmë që dikush të na ndihmojë institucionet, partitë politike ju bëjmë apel që të interesohen më shumë se ku kemi mbetur, njerëzve human të cilët mund të na ndihmojnë që sa më shpejtë të kthehemi në shtëpinë tonë.

Si ju kanë pritur këtu ku jeni të vendosur, a jeni të kënaqur?

Këtu na kanë prit shumë mirë, këtë shtëpi ku jemi për momentin, na e gjeti dhëndri ynë pasiqë e kishte mik pronarin e shtëpisë, e falënderojmë shumë  Zoti e shpërbleftë, të gjithë shtëpinë e kemi në dispozicion, dhe jemi shumë të kënaqur.

Comments