Ibrahimi: Udhëheqësit e AKI-së duhet të tërhiqen – populli u dha përgjigjen

58
fresco

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi në rrjetin social facebook, ka shkruar se në zgjedhjet e dielës është deligjitmuar politika e arrogancës, prepotencës, korrupsionit dhe klientelizmit.
Ibrahimi thotë se të dielën janë deligjitmuar edhe krerët e AKI-së me akrobacionet e tyre politike dhe me retorikën urrejtjendjellëse, transmeton Alfax.mk

“Të dielën u deligjitimua politika e arrogancës, prepotencës, korrupsionit dhe klientelizmit, e cila sa herë që ka pasur mungesë të kauzës dhe ofertës për zgjidhjen e problemeve konkrete të qytetarëve, këtë e ka mbuluar me retorikë patriotike dhe UÇK. Në të vërtetë, këtë u mundua ta bëjë edhe në këtë cikël – në vlugun e fushatës zgjedhore kreu i opozitës shqiptare e keqpërdori kauzën e UÇK-së në Tiranë.
Në këtë frymë të dielën janë delegjetimuar edhe krerët e AKI-së me akrobacionet e tyre politike dhe me retorikën e tyre urrejtjendjellëse. Nëse e kanë marrë mesazhin e qytetarëve, ata qysh dje duhej të jepnin dorëheqje dhe ta braktisnin politikën. Heshtja zgjedhore ka mbaruar, por zëri i tyre nuk po dëgjohet.

Në anën tjetër qytetarët e mandatuan një klasë politike që në këto zgjedhje lokale ka ardhur me ofertë për të zgjidhur probleme reale të jetës së përditshme të qytetarëve.
Ky është dallimi.

Kanë mbetur vetëm disa të a.q. analistë të Kosovës dhe të Shqipërisë, që me retorikë patetike mundohen t’u japin frymëmarrje artificiale atyre që nga e diela janë në nokaut politik”, ka shkruar Ibrahimi.

Comments