Ibrahimovic shënon në debutim për të fituar Community Shield (VIDEO)

Zlatan Ibrahimovic ka shënuar me kokë në debutimin zyrtar për Manchester United për të mposhtur kështu Leicester City-in me rezultat 2:1 dhe për të fituar Community Shield, njofton Klan Kosova.
United kaloi në epërsi me anë të Jesse Lingard, por më pas Jamie Vardy shfrytëzoi një gabim të Marouane Fellainit për të barazuar shifrat.
Dhe më pas, kur loja po shkonte drejt fundit e barabartë, Zlatan në minutën e 83 të takimit goditi me kokë një top të krosuar nga Antonio Valencia.
Ky është edhe trofeu i parë i Jose Mohurinhos me Manchester United në ndeshjen e tij të parë zyrtare si trajner i Djajve.
https://www.youtube.com/watch?v=bxwdHViBeX4