Ibraimi dhe Shkëndija e bëjnë “kuqezi” natën gala të FFM-së
Federata e Futbollit të Maqedonisë sonte në një ceremoni gala ka përzgjedhur më të mirët për vitin 2018. Çmimet kryesore të natës i “rrëmbyen” Besart Ibraimi dhe Enis Bardhi. Sulmuesi i Shkëndijës mori dy çmime si më i miri i Maqedonisë dhe golashënuesit më i mirë, ndërsa Bardhi mori epitetin e më të mirit që luan jashtë vendit. Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë Goran Pandev u vlerësua me një çmim special nga federata për kontribun e veçant të dhënë për Maqedoninë ndër vite.
Trajneri më i mirë i sezonit u shpall Qatip Osmani, Enis Fazlagicit iu dha çmimi i futbollisti më të mirë të ri, ndërsa KF Shkëndija u përzgjedh skuadra më fer plej e vitit. Ndërkohë sa i përket futbollit të femrave, Yllza Maksuti mori çmimin e golashënueses më të mirë, ndërsa lojtari më i mirë në futsal rezultoi të jetë Darko Rangotov. Kujtojmë që FFM për çdo vit vlerëson me çmime dhe mirënjohje më të mirët e sezonit.