Ibraimi kthehet pas lëndimit, gati kundër Olimpiakosit

354
fresco

midle
ibraimi-615x400

Agim Ibraimi, reprezentuesi i Maqedonisë në futboll, i kthehet sërish terreneve të futbollit pas lëndimit, edhe atë në ndeshjen Olimpiakos-Astana, në kuadër të javës së tretë të grupit B në Ligën e Europës. Ibraimi gati dy muaj është jashtë terreneve të futbollit, por pas periudhës së rehabilitimit sërish është në kombinim për të marrë pjesë në ekipin e parë të skuadrës nga Kazakistani. Astana pas dy javësh ka vetëm një pikë në grupin B, duke ndarë vendin e tretë, kurse Olimpiakos është në vendin e dytë me tre pikë, pas liderit APOEL.

Comments