Ibraimi: Nuk do të pranojmë të bisedojmë me Gruevskin
Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi, mbrëmë gjatë një emisioni në TV Nova”, ka thënë se partia e tij nuk do të ulet të bisedojë me partinë e Nikolla Gruevskit.
Sipas tij, kjo për shkak se Gruevski i ka ofenduar shqiptarët dhe është ndër politikanët e dyshuar nga PSP-ja.
“Në të kaluarën kemi pasur parti shqiptare që rrinin në selitë e OBRM-PDUKM-së vetëm për të qenë pjesë e qeverisë.
Është hera e parë që një subjekt shqiptar nuk shkon dhe as që pranon të bisedoj me Gruevskin“, ka thënë Ibrahimi.