“Icardi dhe Nainggolan nuk janë pjesë e planeve tona”

298

Skuadra nga ‘San Siro’ ka filluar të strukturohet për sezonin e ri, por Mauro Icardi dhe Radja Nainggolan duhet të largohen.

“Kur ndërtoni një projekt, ju duhet të gjeni profilet e duhura”, ka deklaruar Marotta për ‘Sky Sport Italia’, përcjell lajmi.net.

“Ne patëm mundësinë të bisedonim me vetë lojtarët, me respekt të plotë për situatat e tyre kontraktuale, por shpjeguam qëndrimin e klubit, gjë që unë mendoj se është gjëja më e rëndësishme”.

“Të dy lojtarët e dinë mirë se nuk janë pjesë e planeve tona. Kjo nuk do të thotë se dyshojmë në talentin apo aftësitë e tyre, pasi i konsideroj lojtarë të shkëlqyeshëm”.

“Talenti mund të fitojë lojën, por skuadra fiton ligën, e cila është objektivi kryesor. Ata nuk janë pjesë e projektit tonë, me gjithë respektin e duhur”.

Comments