Identifikohet autori që qëlloi me thikë familjarët. Zbulohet shkaku i ngjarjes

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim autorin që qëlloi me thikë 3 persona ps një konflikti në familje në zonën e Unazës së Re në Tiranë.
Autori është Marjan Levanti, i cili plagosi ish-kunatin A.K, ish-vjehrrën Q.K dhe ish-vjehrrin P.K.
Nga hetimet paraprake të policisë, shkak i kësaj ngjarjes është bërë divorci i Marjan Levantit me ish-bashkëshortin e tij.
Ndërkohë, të plagosurit me thikë janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

