Identifikohet sektori që shpenzon më së shumti naftë në Maqedoninë e Veriut

78
fresco

Në Maqedoninë e Veriut 47.6 përqind e naftës së shfrytëzuar për energji shkon te pjesa e transportit, transmeton Portalb.mk.

“Kërkesa totale për energji në vitin 2024 arriti 2 541 849 ton ekuivalent nafte (toe). Në strukturën e këtij konsumimi, pjesëmarrjen më të madhe e kanë: Produktet e naftës – 44,7 % dhe Karburantet e ngurta – 24,9 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, ashtu që 65.5 e totalit të energjisë së nevojshme vjen nga importi.

Në vitin 2024 janë shpenzuar 1 859 697 toe për energji, ashtu që 47.6 përqind te transporti, 26.1 përqind te amvisëritë, 16.9 përqind te industria dhe 8.4 përqind te sektorët tjerë.

Krahasuar me vitin e kaluar, kemi rënie të prodhimit bruto prima, por rritje të madhe kemi te energjia elektrike diellore. Ndërkohë, çdo banor harxhon 1 728 KWh energji elektrike brenda ekonomisë familjare.

“Në vitin 2024, prodhimi bruto primar është 842.142 toe, që paraqet rënie prej 10.6% krahasuar me vitin 2023. Rënia më e madhe është vërejtur te linjiti, me rënie prej 20.9% dhe te energjia hidro për 15.8%, ndërsa rritja më e theksuar është regjistruar te energjia elektrike diellore prej 140.0 %”, raportoi Enti.

Comments