Idrizi: Ja pse dhashë dorëheqje, egot për pozita personale nuk lejuan bashkimin në zgjedhjet parlamentare

276

Tetovë, 17 tetor – Ramadan Idrizi njëri nga anëtarët e kryesisë qendrore të RDK së Fadil Zendelit, si një nga anëtarët më të pakënaqur nga trajtimi jo i ndershëm që i është bërë subjektit që përfaqësonte bashkë me Fadil Zendelin kishte dhënë dorëheqje kohë më parë, por që përmes një statusi të ri në rrjetin social facebook, Idrizi komenton ‘koalicionin’ e ri mes Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa, transmeton Zhurnal.mk

“Më në fund ndodhi ajo që duhej. Por s’besoj se për interesat e kombit por për ruajtjen e pozitave personale. Jo rastësisht në zgjedhjet parlamentare dhashë dorëheqje nga kryesia qendrore për këtë që duhej bërë atëherë, por si thotë populli më mirë vonë se kurrë, të shpresojmë në ditë më të mira”, kështu ka komentuar Ramadan Idrizi ish anëtarë i kryesisë qendrore të RDK-së së Zendelit, sot ditën kur krerët e Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët janë takuar për një koalicion të mundëshëm në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Mirëpo, Idrizi dorëheqjen e tij atë kohë e arsyetonte me atë se egot ku mbisundonte sindromi i bajraktarizmit nuk lanë të bashkohen për zgjedhjet parlamentare.

“Duke e ndjekur situatën politike ne IRJM dhe sjelljet e lidereve të opozitës shqiptare në IRJM, egot e tyre ku mbisundon sindromi i bajraktarizimt u bë e ditur se Bashkimi për zgjedhjet Parlamentare të 11 djetorit 2016 është i pamundur, poashtu duke u bazuar edhe në thirjen e fundit të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane e cila u bë këtë javë, unë Ramadan Idrizi jap dorëheqje të parevokueshme si anëtarë i kryesisë qendrore dhe antarë i kuvendit qendrorë të Rilindjes Demokratike Kombëtare dhe ndërpresë të gjitha aktivitetet tjera politike”, kishte deklaruar kështu pas dorëheqjes së tij nga RDK, Ramadan Idrizi.

Comments