Me ekipin vlonjat mund të bashkohet në këto ditë të fundit të merkatos edhe një futbollist i huaj, i sugjeruar për drejtuesit e klubit nga drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare. Sipas asaj që bën me dije e përditshmja “Panorama Sport, bëhet fjalë për një mesfushor 22-vjeçar, i cili ka nënshtetësi franceze dhe marokene.
Zinedine Machach ka qenë më parë pjesë e Olimpikut të Marsejës në Francë, për të kaluar te Napoli, por tek ekipi italian nuk ka pasur hapësira dhe është huazuar te Karpi. Tani mund të luajë në kampionatin shqiptar me fanellën e Flamurtarit, nëse drejtuesit e tij vendosin për ta marrë.
Igli Tare ka miqësi me administratorin e vlonjatëve, Sinan Idrizin, dhe më parë ka sugjeruar lojtarë të tjerë, siç është rasti i brazilianëve Alvesh dhe Lukas Kanixha.