Ikën luanët, erdhën “gladiatorët e reformave” dhe diskrimimit të sofistikuar

341

Urim SALIHU
Qeveria LSDM erdhi me premtime të mëdha, por tre vdekje kanë ndodhur në 100 ditëshin e saj, dy në Simnicë dhe një trup i shkrumbuar në Luboten dhe të gjithë shtiren sikur nuk ka ndodhur gjë.Beteja për ndryshime vazhdon, por cilat ndryshime që as me mikroskop s’i shohim dot.

Qeveria LSDM erdhi dhe dhjetëra ditë një kryeprokurorë nuk e shkarkon dot .

Qeveria LSDM erdhi si forcë e ndryshimeve , por në ndeshjen hapëse , të Superkupës së Evropës pati koreografi etnike, sllavo-maqedonase pa asnjë element shqiptarë.

Qeveria LSDM erdhi por Azra Currit iu mohua të jetë pjesë në Kampionatin Botërorë në Spanjë .Ajo punoi natë e ditë, parreshtur dhe u përjashtua sepse ishte një shqiptare dhe si e tillë ajo nuk ka të drejtë të promovojë vlerat e sportit në një eveniment të madh sporti ndërkombëtarë pavarësisht se ajo është kampione shtetërore.Në vend të saj duhet të shkojë një maqedone .S’ka lidhje ka apo jo sukses në Kampionatin botërorë, mjafton të jetë maqedone.
Azra vetëm 21 vjece me gjithë energjinë e saj, me investimin e familjes së saj, me mundin e saj braktisi sportin.Asaj ia vranë ëndrrën.Pasioni për sportin që ishte e gatshme t’a jep edhe jetën e saj u shua.Qeveria është reformatore që i “trajton” të barabartë, sportistët, ekonomistët, mjekët, profesorët, por me një përjashtim, t’i përjashtojë ata sepse si shqiptarë akoma nuk i kanë “nivelet” dhe kriteret që kanë pala tjetër.

Pjesa tjetër është një dërdëllisje e kotë , një frazë ndryshimesh që të neverit dhe e gjitha në emër të ” ndryshimeve”.Ikën një dhe vjen një tjetër më i zi nga çfarë ishte.Vetëm në vend të luanëve erdhi stema e trëndafilit të verdhë ngjitur në flamurin e kaltër socialdemokrat që ktheu poashtu njerëzit shqiptarë që kishin punuar për të.Nga bashkëpunëtorë të brendshëm , për t’i bërë të jashtëm.Sepse ata e mbaruan misionin e tyre.Dhe tani nuk mund të jenë më “analistë” për të kritikuar pushtetin e vet.

Comments